Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë MIlovan Drecun ka deklaruar se nuk dihet se kundër kujt do të ngrihen aktakuza nga Specialja, transmeton Koha.net.
"Regjistri i personave në Grupin e Drenicës zbulon se kush do të mund të gjendej në aktakuzë. Ne e kemi dhënë skemën për t’u verifikuar se kush bart përgjegjësi", ka thënë për tv pink Drecun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, Haradinaj tashmë është liruar për disa krime e ai nuk mund të gjykohet sërish
"Supozoj se do të gjykohet për Liqenin e Radoniqit, por edhe grupi i Rahovecit me siguri do të gjendet në aktakuzë. Aty do të jetë edhe Sylejman Selimi. Sa u përket emrave do të prisja e duhet parë edhe cilësinë e dëshmive”, ka thënë ai
Ai ka shtuar se pas kthimit të Hashim Thaçit nga SHBA-ja në fillim të tetorit, është evident ndryshimi i qëndrimit të tij ndaj Speciales dhe marrja e pozicionit negativ.
Drecun mendon se Thaçit dikush në SHBA i ka thënë se do të gjendet në listën e të akuzuarve.
Avokat Goran Petronijeviq ka thënë se Specialja ka për t’i gjykuar edhe serbët nëse kanë bërë krime.