Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: As gëzim as frikë nga Specialja

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka zgjedhur takimin me anëtarët e Këshillit Drejtues për fund vit, që të bëjë thirrje që askush mos të shastiset nga gëzimi, e as t’i frikësohet Gjykatës Speciale.

Derisa, ishte duke folur për natën e 23 dhjetorit kur u tentua të shfuqizohej ligji për Gjykatën Speciale, Veseli, tha se nuk e kishin pritur një entuziazëm kaq të madh për këtë, transmeton kp .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai bëri thirrje që “askush mos të shastiset nga Specialja, por as të mos frikësohet, sepse të frikësuarit nuk i kanë pasur asnjëherë me vete”, tha ai.

Para strukturave drejtuese të partisë, lideri i tyre, foli edhe për sfidat që ka kaluar PDK-ja. Përmendi, sfidën kryesore mbajtjen e dy palë zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër.