Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aplikimi për rimbursim me kuponë fiskalë fillon nga 1 deri më 31 janar

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton qytetarët për aplikimin për rimbursim nga kuponët fiskalë për tetor, nëntor dhe dhjetor.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM4/2017, fillon nga 1 janari deri më 31 janar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro .

Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro.