Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave, prek edhe sektorin e drejtësisë. Këtë e ka konfirmuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Ai tha se prokurorët e gjyqtarët kosovarë janë bërë me pagat më të mira në rajon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTahiri ka thënë së pret që kjo të sjellë edhe rezultate konkrete në punën e tyre, sidomos në luftën kundër korrupsionit.
Ai në konferencën e fundvitit, bashkë me kryesuesit e KGJK-së e KPK-së, ka folur edhe për pakon e ligjeve që prekin punën e Gjyqësorit e Prokurorisë, që pritet të dërgohen së shpejti në Qeveri.
Ditë më parë, Qeveria Haradinaj mori vendim që t’i rrisë pagat për stafin e Qeverisë, përfshirë kryeministrin, të cilit iu rrit paga gati 100 për qind.