Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Isufaj premton kushte të mira pune në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe drejtori i Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, sot kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Mitrovicës me ç ‘rast janë takuar me kryeprokurorin Shyqyri Syla dhe prokurorët e dy komuniteteve të kësaj prokurorie.

Kjo vizitë e cila është zhvilluar pas integrimit të sistemit prokurorial të Kosovës në veri të Mitrovicës, ka pasur për qëllim njoftimin nga afër me punët, kushtet, synimet dhe sfidat e kësaj prokurorie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast, Isufaj ka thënë së Këshilli Prokurorial i Kosovës është i përkushtuar në krijimin e kushteve për punë në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, por sipas tij, do të përcjellin edhe rezultatet e kësaj prokurorie.

Isufaj po ashtu ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës do të vazhdojë punën në krijimin e gjitha kushteve të prokurorive të Kosovës me qëllim të ngritjes së efikasitetit në luftë kundër krimit, korrupsionit dhe dukurive tjera kundër ligjore.