Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me zëvendësministrat e Qeverisë.
Në takim Haradinaj ka kërkuar që secili nga zëvendësministrat të marrin detyrime dhe përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve ku janë të emëruar, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri Haradinaj ka kërkuar njëkohësisht nga zëvendësministrat që me 10 prill 2018, secili nga ta, të paraqesë një raport me shkrim për 100-ditëshin e dytë të qeverisjes, rreth punëve konkrete që janë bërë nëpër ministri me angazhimin e drejtpërdrejt të tyre.
Qeveria e Kosovës është e përgjegjshme dhe transparente dhe ajo përmes raportit të pranuar të secilit zëvendësministër do ta njoftojë publikun detajisht për performancen e tyre.