Ish-diplomati i Kosovës, Lulzim Peci në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Greg Delawie lidhur mep përpjekjen e tre liderëve të Kosovës për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale dhe ka thënë se në deklaratën e tij është qëndrimi zyrtar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Peci në emisionin e KTV-së, ka thënë se politikanët kosovarë nuk po i marrin seriozisht qëndrimet e ambasadorëve ndërkombëtarë në Kosovë dhe këto veprime po dëmtojnë Kosovën në nivelin ndërkombëtar, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për dallim prej Delawiet, ne kemi qenë ambasadorë të Kosovës dhe jo të SHBA-së. Këtu është dallimi fundamental. Diplomacia jonë punon ngathtë në këtë aspekt dhe kur flet ambasadori i SHBA-së, me gojën e tij flet presidenti i SHBA-së. Ne duhet t’i marrim seriozisht ambasadorët e këtyre vendeve”, ka thënë Peci.
Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe në Beograd, ka përmendur iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së nëpër mjet ligjit. Edhe në atë kohë, ambasadorët kishin deklarata të ashpra ndaj kësaj iniciative të presidentit.
“Ne mund ta rikthejmë filmin mbrapa për iniciativën e Thaçit për transformimin e FSK-së me ligj dhe pa ndryshime kushtetuese. Erdhën deklarimet prej niveleve tjera të Amerikës se në asnjë formë nuk e pranojmë transformimin e FSK-së me ligj. Unë e shoh se ne po bëjmë hajgare me këtë gjë. Nuk po i marrim seriozisht deklarimet e ambasadorëve. Ne duhet të veprojmë si shtet dhe çdo përfaqësim i shtetit e ka rëndësinë e vet në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë veç të tjerash Peci.