Mbi 700 asete të ndërmarrjeve shoqërore janë në shfrytëzim prej institucioneve të vendit, raporton KTV.
Mirëpo, deri tash në konton e Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk është lëshuar asnjë cent prej tyre, prej të cilave ish-punëtorët do të merrnin 20%-shin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHajdari ka thënë se të mërkurën, zyrtarë të kësaj agjencie, bashkë me policinë, po e përmbyllin aksionin për lirimin e aseteve të uzurpuara që janë evidentuar deri tash.
Megjithatë, zyrtarë të Policisë së Kosovës për atë pjesë kanë thënë të mos ketë pasur ndonjë aksion të tillë.
Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë KTV-së, nëpërmjet telefonit, se aksione të tilla janë realizuar javën e kaluar, por se u është dhënë disa ditë kohë uzurpatorëve që të nënshkruajnë kontratat e qirasë.
Në konferencën e fundvitit, të mbajtur në Hotelin Grand, që është një nga asetet e dështuara të privatizimit me metodën e Spin-Off-it special, drejtuesit e AKP-së kanë thënë se do të ketë zhvillime vitin e ardhshëm.
Ai ka thënë se kanë arritur që 36 asete të reja t’i fusin nën administrim të AKP-së, kurse po punohet që të gjendet një zgjidhje për asetet jashtë vendit. 9.5 milionë u janë dhënë mbi 10 mijë punëtorëve në bazë të 20%-it, ndërsa vitin e ardhshëm po planifikohet të organizohen 12 valë të privatizimit.
Ndërsa, për t’u përfunduar i gjithë procesi i privatizimit, duhen 7 vjet kohë.