Ofendim dhe degradim të profesionit po e cilësojnë këtë deklaratë të deputetes së AAK-së Time Kadriaj, mantelbardhët kosovarë, raporton KTV.
Një mjek specialist, i cili shpëton jetë njerëzish, merr pagë 630 euro bruto, ndërkohë që një shofer i funksionarëve të lartë, por edhe në gjykata, paguhet më shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrtopedi Xhemajl Selmani thotë se puna të cilën e kryen bashkë me kolegët specialistë në ekuivalencë me pagën që marrin, është degraduese për profesionin e tij. Kryesindikalisti i punëtorëve shëndetësorë shprehet i indinjuar me rritjen e pagës që ia ka bërë vetes dhe vartësve të tij kryeministri Haradinaj.
Ai hedh kritika të ashpra në adresë të ekzekutivit dhe kërcënon se fillimi i vitit të ardhshëm shëndetësinë kosovare do ta gjejë në grevë.
Për ta mbrojtur djersën e punëtorit të thjeshtë, nga të cilët marrin rrogë zyrtarët e lartë edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, paralajmërojnë protestë masive.
Ajdini thotë se pasi Kuvendi ua ka refuzuar kërkesën që ta kenë një përfaqësues aty, do të kërkojnë që çështja e pagës minimale për sektorin privat të diskutohet në Kuvend.
Sindikalistët thonë se është e turpshme që deputetët të mendojnë vetëm për veten e tyre, duke rritur pagat dhe beneficionet, ndërkaq t’i lënë pas dore çdo herë punëtorët e thjeshtë.
Sipas tyre, ngritja e fundit e pagave është 10-fish më e lartë sesa paga minimale në vend.
Një deputet i Kuvendit merr 1500 euro pagë dhe së bashku me shtesat e tjera financiare, si mëditjet për seanca dhe komisione, paga e tyre arrin deri në mbi 2 mijë euro.