Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti zyrtarisht kandidat për kryetar të VV-së

Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht deputeti Albin Kurti është kandidat për kryetar të kësaj partie.

Në njoftimin zyrtar, VV thekson se sot është mbledhur Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i partisë dhe ka verifikuar nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që kanë dhënë mbështetjen për kandidaturën e Kurtit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga sot, deputeti Albin Kurti është zyrtarisht kandidat për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e brendshme që do të zhvillohen në fillim të vitit 2018 sipas parimit një anëtar – një votë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Në Vetëvendosje javëve të fundit ka pasur një çarje që u shfaq pas publikimit të një mesazhi në të cilin shihej se deputetja Aida Dërguti ofendonte Kurtin. Pas kësaj u raportua se ish-sekretari organizativ Dardan Molliqaj kishte kërcënuar se nëse kandidon Kurti për kryetar të partisë ai do të largohet nga Vetëvendosje.