Menaxhmenti i KEK-ut ka raportuar në Qeveri për gjendjen në energji. Drejtori menaxhues i KEK-ut Arben Gjukaj tha se nga dje janë larguar mbi 25 mijë metra kub thëngjill.
Gjukaj tha se me këtë dinamikë, pas datës 10 janar do të aktivizohen të gjitha njësitet sipas bilancit elektroenergjetik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se gjithë banorët janë larguar përveç nga një pjesëtar i familjes që po qëndrojnë nëpër shtëpia për shkak të ndonjë vjedhjeje, raporton KP.
Gjukaj tha se do t’ua paguajnë qiranë dhe shujtën për të zhvendosurit për 4 muaj deri të bëjnë zgjidhje të banimit.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se çmimi i rrymës nuk duhet të rritet tash dhe duhet të bëhet gjithçka që Kosova të furnizohet me rrymë.
Haradinaj disa herë ka pyetur Gjukajn se sa janë harxhuar në ditë për importin e rrymës. Por Gjukaj nuk e ka pasur shumën e saktë.
Në këtë pyetje të kryeministrit është përgjigjur ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka i cili tha se nga 600 mijë deri në 1 milion euro ka qenë shuma e harxhuar për import të rrymës, varësisht nga çmimi.