Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KPK vlerëson si arritje të vitit funksionalizimin e Prokurorisë në veri

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka paraqitur rezultatet, sfidat dhe arritjet e këtij institucioni gjatë këtij viti.

Isufaj tha se gjatë këtij viti, KPK ka arritur të rekrutojë disa prokurorë të rinj. Ai tha se gjatë vitit të ardhshëm, KPK planifikon edhe 10 prokurorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai po ashtu theksoi se gjatë këtij viti, KPK ka arritur të funksionalizojë edhe Prokurorinë në veri.

Isufaj tha se KPK ka vlerësuar 33 prokurorë me mandat të përhershëm duke përfshirë edhe kryeprokurorin. Sipas tij, plani vjetor ka paraparë 61 derisa ka vlerësuar rreth 80, raporton KP.

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit në rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, Isufaj tha se raportet tregojnë efikasitet të dukshëm në rastet e korrupsionit.

Nga 381 kallëzime penale, janë proceduar 321. Isufaj tha se ndër sfidat kryesore kanë qenë buxheti i pamjaftueshëm, numri i vogël i personelit, avancimi i komunikimit me media, e të tjera.

Ai shtoi se ata si KPK i kanë trajtuar me seriozitet këto sfida.