Personazhet e filmit “Smurfs” inkurajojnë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit që ta bëjnë botën një vend më të lumtur, më paqësor, më të barabartë e më të shëndetshëm përmes fushatës “Smurfsa të Vegjël, Synime të Mëdha”.
Kjo ngjarje organizohet nga UNICEF-i dhe Fondacioni i Kombeve të Bashkuara, në një bashkëpunim të nivelit global me Sony Production, me ç’rast rreth 280 fëmijë nga anët e ndryshme të Kosovës do të jenë pjesë e këtij organizimi, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtij organizimi do t’i bashkëngjiten edhe fëmijët pa përkujdesje prindërore nga SOS Fshati i Fëmijëve, fëmijët me aftësi të kufizuara nga Qendrat Burimore Rajonale të Kosovës, fëmijët nga Fushë Kosova e Plemetini të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian dhe të tjerë.
Fushata “Smurfsa të Vegjël, Synime të Mëdha” është dizajnuar me qëllimin që t’i inkurajojë të gjithë që të mësojnë më shumë dhe t’i përkrahin 17 qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm, të cilat u miratuan nga të gjitha 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara në vitin 2015.