Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në Rubikon të KTV-së e ka quajtur ministër të papërgjegjshëm Pal Lekajn e ministrisë së Infrastrukturës.
“Ai është ministri më i papërgjegjshëm. Bën deklarata të paqëndrueshme”, duke e lidhur atë me deklaratën që kishte dhënë në KTV se ish-qeveria, e udhëhequr nga LDK-ja, për shkak të vonesës ka bërë që Kosova të paguajë 63 milionë euro më shumë për përfundimin e punimeve në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoti ka thënë po ashtu se Lekaj këto deklarata i bën vetëm nëpër media “pasi që në Kuvend ishte i gatshëm të kërkonte falje kur nga ai u kërkuan sqarime të plota”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Lekajt që ka thënë se ish-qeveria, pjesë e së cilës ishte edhe Hoti, “ia kanë humbur Kosovës tri vite”.
“Të gjitha temat për të cilat Avdullah Hoti po thotë se janë shkelje ligjore, kanë pritur në sirtarët e tyre dhe nuk kanë gjetur zgjidhje asnjëherë. Duke filluar me energjinë elektrike, Shipitullen dhe Haden, ky Avdullah është ai i cili e ka rrezikuar Kosovën me terr energjetik dhe tre vite nuk e kanë zgjidhë këtë çështje, ndërsa qeveria Haradinaj për vetëm 100 ditë ju dha zgjidhje jo vetëm çështjes së energjisë por edhe çështjes për pensione të veteranëve të luftës e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të saj. Ishte publike dhe kishte pjesëmarrës edhe ish kolegë ministra të Avdullahut kur u nënshkrua "Kosova e Re", mbi një miliard euro investim me mbi 10 mijë të punësuar, investim që do ta forcojë pavarësinë e Kosovës, edhe ky projekt ka qenë i lënë anash nga ish'at. Zgjidhje për 100 ditë qeveria Haradinaj ju dha edhe temave që kanë të bëjnë me infrastrukturë, nga dinamika e tij janë zhbllokuar të gjitha projektet e mëdhaja të autostradave. Qeveria Haradinaj sot i ka dhënë seriozitet përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Sipas Lekajt, qeveria e Haradinajt në vetëm 100 ditë është më me peshë se sikur të qëndronte kryeministër për 100 vjet Isa Mustafa i LDK-së.