Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, është shprehur i pakënaqur në Mbledhjen e Këshillit Prokurorial me punën e prokurorëve, raporton.
U ka bërë thirrje vartësve të tij që të bëjnë përpjekje më të mëdha në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pakënaqur me punën e prokurorëve në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimit ekonomik është shprehur kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.
Ai tha se lëndëve të këtyre kategorive duhet t’u jepet prioritet i lartë.
Prokurorja Laura Pula shpalosi shifrat e deritanishme të Planit Strategjik 2016-2018.
Me punën e prokurorëve është shprehur i pakënaqur edhe prokurori Bahri Hyseni.
Kryesuesi i këshillit, Blerim Isufaj, tha se objektivat për vitin e ardhshëm janë të realizuara me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendjeje.
Sipas Isufajt, një ndër objektivat për vitin 2018 do të jetë edhe rritja e besueshmërisë në sistemin prokurorial.
Ai tha se komunikimi i sistemit prokurorial me publikun do të ndryshojë formën, duke qenë më interaktiv me mediat.