Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshtetësinë shqiptare për Janullatos ia kërkoi Kotzias Bushatit në Kretë

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i ka shprehur homologut të tij shqiptar, Ilir Meta, falënderimet e tij për dhënien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas.

Sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, Pavlopulos ka pasur një bisedë telefonike me presidentin Meta, të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pavlopulos vuri në dukje se “kjo iniciativë e Presidentit shqiptar përbën veç të tjerash, një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm esencial të marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë”.

Po sipas agjencisë ANA-MPA, ministri i Jashtëm grek e kishte shtruar çështjen e nënshtetësisë së kryepeshkopit edhe gjatë takimit të Kretës muajin e kaluar, me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Përndryshe, Kotzias ishte i pari që përshëndeti të dielën dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit, duke e komentuar si një “masë e njohjes së veprës thellësisht humanitare (të kryepeshkopi) dhe të forcimit të besimit ndërmjet dy popujve tanë”, raporton oranews.