Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë, 8 miliardë euro - Qeveria ka pjesën më të madhe

Stoku i borxhit të jashtëm Shqipërisë, publik dhe privat, ka arritur në gati 8 miliardë euro në gjashtë mujorin e parë të vitit.

Banka e Shqipërisë ka bërë një analizë të detajuar mbi borxhin e jashtëm bruto të vendit tonë, kur rezulton se në raport me Prodhimin e Brendshëm bruto, borxhi i jashtëm ka rënë me 5 pikë përqindjeje, duke arritur në nivelin 70% të PBB.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeveria zë peshën më të madhe në strukturën e borxhit të jashtëm me 43,2% të totalit ose rreth 3,4 miliard euro. Në raport me PBB-në borxhi i jashtëm qeveritar vlerësohet 30.2%, me rënie 1.7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë, raporton Tch.

Pas qeverisë në marrjen e borxhit renditen huatë ndër kompani të investimeve të huaja direkte, me 22.3%, të totalit, dhe vazhdojnë huatë e korporatave depozituese, borxhi i sektorëve të tjerë dhe ai i autoritetit monetar.

Raporti ndërmjet borxhit të jashtëm dhe eksporte tona është në nivelin 183.6%, me rënie krahasuar me një vit me pare. Por Banka e Shqipërisë vlerëson se ky tregues është përsëri mbi pragun kritik prej 150%.

Stoku i rezervës valutore në vendin tonë është i mjaftueshëm për të përballuar goditjet negative të mundshme nga jashtë. Kjo rezervë mbulon mbi 6 muaj e gjysme importe mallrash dhe shërbimesh.