Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për nismën e së premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se iniciativës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale duhet t’i jepet një epilog në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se kjo iniciativë është legjitime dhe se qeveria do ta respektojë çfarëdo vendimi që merr Kuvendi për këtë çështje.
Haradinaj ka pranuar se shfuqizimi i Ligjit për Specialen mund t’i sjellë pasoja Kosovës.
Ai ka bërë me dije se AAK-ja ka votuar kundër kur është themeluar Gjykata Speciale dhe vazhdon të jetë kundër saj edhe sot.
Kryeministri ka theksuar se janë të interesuar që selia e Speciales të jetë në Kosovë.