Ka me mijëra ndërtime ilegale në pronat e AKP-së.
Kështu ka thënë në “Puls” të KTV-së, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje, ai ka thënë se janë edhe qindra kërkesa për blerjen e tokës nga qytetarët që kanë ndërtuar shtëpi në këto prona përmes negocimit direkt.
Bordi i AKP-së në vitin 2017 ka aprovuar një listë prej 120 shtëpive në Anamoravë të ndërtuara në pronën e ndërmarrjeve shoqërore dhe do ta realizojë këtë proces deri në fund.
“Ne do t’i trajtojmë të gjitha rastet e ndërtimeve ilegale në pronat e AKP-së dhe do të bëhet një kategorizim kujt i lejohet blerja e kujt jo”, ka thënë Hajdari.