Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sejdiu i shqetësuar me stafin që ikin nga puna gjatë orarit, punëtorët thonë se s’mund të jenë strikt

Pajisja e kartelave për stafin mjekësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka shtuar reagime te mjekët e këtij institucioni. Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Basri Sejdiu, ka thënë për televizionin publik se është në dijeni për një gjë të tillë, por ai thotë se orari i punës duhet të respektohet.

Përpos mungesës së barnave dhe materialeve shpenzuese, në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, jo rrallë herë mungon edhe stafi mjekësor. Mungesa e këtyre të fundit është sepse disa nga ta, ikin nga vendi i punës gjatë orarit. Kjo është arsyeja, pse QKUK ka vendosur ti monitoroj mjekët përmes kartelave elektronike, ka thënë Sejdiu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tani çka vërehet është se ardhja është në ora 7-të të mëngjesit, që me të thënë të drejtën në periudhat e kaluara ka qenë më tolerante dhe gjëja tjetër është se fluksi më i madh i daljes nga puna te “lauratë” shihet se është 15 minuta para orës 3. Do të thotë është ajo periudha që ka fillua të respektohet ashtu si duhe”, tha ai.

Doktor Xhemajl Selmani, njëherësh kryetar i sindikatës së punëtorëve të QKUK-së, thotë se monitorimi i hyrje-daljeve të punëtorëve shëndetësorë është ofenduese për mjekët dhe se kirurgët nuk mund të kenë orar fiks.

“Sa i përket kontrollit strikt të orarit të punës sipas specifikave nuk mund të bëhet. Edhe ua tërheq vërejtjen menaxhereve të lartë që mos të nxjerrin probleme të mëdha në kuadër të kësaj, dhe mos të presin menaxheret se do të respektohet orari strikt, sepse shteti jo qe e paguan keq një kirurg, por nuk ka mundësi ta paguaj punën e tij nëse atij i duhet të kthehet në orët e vona, nëse ka ndonjë gjakderdhje pacienti qe e ka operua para dite”, tha Selmani.

Ai shtoi për drejtorin Sejdiu se kjo nuk është arsye që mjekët të shprehin revoltë.

“Me ligj është e rregulluar që çdo punë jashtë orarit të punës paguhet. Në shëndetësi pa disiplinë, pa respektim të orarit të punës ai që do të pëson me së shumti është pacienti”, tha ai.

Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës tha se mjekët që nuk e respektojnë orarin e punës do të përballen me vërejtje dhe forma të ndryshme të ndëshkimit.