Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa hektarë tokë dhe sa metra katrorë të objekteve i pretendon Serbia në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot ka thënë se me kadastër 58 për qind e territorit të Kosovës është në pronësi të Serbisë, transmeton Koha.net.

Në prononcimin e tij për gazetën e Beogradit “novosti” janë paraqitur edhe hektarët e tokës që gjoja gjenden në pronësi të Serbisë si dhe metrat katrorë të objekteve që, gjoja, po ashtu, janë në pronësi të Serbisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po i publikojmë edhe ne.

“Toka e Serbisë” në Kosovë:

319,256 - hektarë tokë në pronësi shtetërore

157,666 - hektarë tokë në pronësi shoqërore

163,098 - hektarë tokë në pronësi private serbe dhe jo shqiptare

820 - hektarë tokë në pronësi kishtare.

“Objektet e Serbisë” në Kosovë:

1,240,992 - metra katrorë ndërtesa zyrtare

145,202 - metra katrorë ndërtesa afariste

24,688 - metra katrorë ndërtesa banimi

753,915 - metra katrorë restorante, pushimore, objekte sportive.

Gjuriq ka thënë se Marrëveshja për kadastrën nga viti 2011 ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka paraparë që të dy palët të kenë nga 50 për qind të përfaqësuesve, përcjell Koha.net, që do të merrej me krahasimin dhe verifikimin e pasurisë dhe që asnjë vendim nuk mund të merret pa pajtimin e dy palëve.

Ai është ankuar se kjo marrëveshje nuk është zbatuar kurrë dhe se Prishtina nuk ka paraparë praninë e Beogradit por vetëm të përfaqësuesve serbë nga Kosova dhe jo në paritet 50:50 dhe për të drejtën e tyre që ndalin çfarëdo vendimi që është në “kundërshtim me gjendjen e vërtetë juridike”.