Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikalistët kërkojnë rritje më shumë se 4 për qind të pagave

Muaji janar mund t’i gjejë në greva shumë institucione të sektorit publik. Paralajmërimet e fundit të Qeverisë se rritja e pagave në sektorin publik në vitin 2018 do të jetë vetëm 4 për qind i ka irrituar sindikatat e pavarura në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Një rritje të tillë po e quajnë të papranueshme, duke mos përjashtuar edhe protesta në rrugë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në kuadër të të cilit veprojnë këto sindikata, shumë shpejt pritet të marrë një qëndrim të përbashkët në koordinim me të gjitha federatat sindikale për të kundërshtuar këtë rritje të pagave në sektorin publik.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka paralajmëruar së fundi se nga janari i vitit të ardhshëm pagat në sektorin publik do të rriten 4 për qind. Por këtë paralajmërim po e quan të pamatur, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, sipas të cilit, rritja e pagave nuk duhet të bëhet në përqindje, por në mënyrë lineare...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)