Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandidimi i Kurtit hesht “kundërshtarët” e tij në parti

Sot, nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan, Albin Kurti shpalli kandidaturën e tij për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. I ka lutur dy koleget e tij deputete, Albulena Haxhiu e Fitore Pacolli, që të mbledhin për të nënshkrimet e nevojshme për t’u rikthyer në krye të partisë, aktualisht më e madhja në vend.

Letra e Kurtit me të cilën nga burgu shpall kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koha.net të dielën mbrëma ka provuar të kontaktojë me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, ata që konsiderohen oponentë të ish-kryetarit e deputetit më të votuar të Kuvendit të Kosovës, për të mësuar qëndrimet e tyre rreth kandidimit të Kurtit. Por, ata heshtën.

Kandidimi i mundshëm i Kurtit ishte bërë mollë sherri në parti. Dardan Molliqaj citohej të ketë thënë se nuk e do rikthimin e Kurtit në krye të partisë. Visar Ymeri, aktualisht kryetar i Vetëvendosjes në Rubikon të KTV-së, kishte thënë se do të bëj çfarëdo që i kërkohet nëse kjo ndikon në të mirë të Vetëvendosjes, ka thënë madje se edhe do të hiqte dorë nga udhëheqja e partisë.

E një mesazh i pakëndshëm i Aida Dërgutit kishte shpërfaqur në publik përçarjen eventuale në parti.

Nga të tre këta Koha.net nuk ka mundur të marrë qëndrim.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se nuk dëshiron që të flasë për këtë çështje.

“Nuk dua të flasë rreth kësaj”, ka thënë Ymeri, që njësoj nuk ka pas përgjigje as në pyetjen nëse ai do të rikandidojë për edhe një mandat në krye të partisë. Më parë, ka thënë se nuk synon një gjë të tillë.

Edhe deputetja Aida Dërguti nuk ka dashur të komentojë për këtë çështje.

“Nuk jam duke u prononcuar për media”, ka thënë Dërguti.

Koha.net ka provuar të kontaktojë edhe me deputetin Dardan Molliqaj, ish-Sekretar Organizativ i Vetëvendosjes, i cili tashmë dihet se ka dalë haptas kundër kandidimit të Kurtit. Qasja me të ka qenë e pamundur.

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të partisë, zgjedhje këto që është paraparë të mbahen në muajin shkurt. Deri tani, nuk ka asnjë kandidaturë tjetër për pozitën e kryetarit të Lëvizjes, përveç Kurtit.