Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MASHT-i ka parë në KTV pamjet e dhunës në shkolla, por po pret veprime nga komunat

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se me shqetësim i kanë parë të gjitha raportimet në KTV lidhur me rastet e dhunës nëpër shkolla, por në këtë ministri nuk ka shkuar kurrfarë ankese.

Valmir Gashi, këshilltari politik i ministrit Shyqiri Bytyqi, thotë se për procesin e sistemit arsimor, komunat i kanë të gjitha kompetencat dhe edhe rastet e dhunës, duhet të trajtohen prej tyre, ndërkaq, sipas tij MASHT-i ndërhyn nëse ka ankesa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por sipas njohësve të arsimit MASHT-i duhet të krijojë mekanizma ligjorë, pasi kohëve të fundit janë të pakta rastet kur ndonjë mësimdhënës është suspenduar ose larguar nga puna për ushtrim dhune.

KTV-ja ka raportuar për disa raste siç ishte rrahja që ia ka bërë një 15-vjeçari, Milaim Misini, drejtor në shkollën “Kenan Halimi” në Skifteraj të Vitisë. Për këto sjellje është e njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Rëndom Policia rastet i dërgon në Prokuroi për të vazhduar me masat e mëtutjeshme.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga prokuroritë përkatëse se si do të veprojnë tutje, por asnjëra nuk ka kthyer përgjigje.