Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Letra e Kurtit me të cilën nga burgu shpall kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes

Albin Kurti ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan. Ne letrën e tij që e ka siguruar televizioni, ai ka autorizuar deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli që t’i mbledhin nënshkrimet në emër të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo, ka thënë Kurti, për shkak se ai për momentin ndodhet padrejtësisht në burg.

Tashmë, anëtarë të Vetëvendosjes kanë nisur mbledhjen e këtyre nënshkrimeve, të cilat pastaj duhet të verifikohen, kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj partie.

Deklarata e Kurtit është miratuar nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm, ka konfirmuar kryesuesi i saj, Adnan Rrustemi. Ai ka shtuar se ende nuk ka kandidatura tjera për pozitën e kryetarit të Vetëvendosjes.

Tashmë kundër kandidimit të Albin Kurtit ka dalë ish-sekretari organizativ dhe deputeti më i votuar pas Kurtit, Dardan Molliqaj.