Qytetarët që ia kishin mësyrë sot Maqedonisë përmes pikës kufitare në Han të Elezit, janë detyruar të presin me orë të tëra për ta kaluar pikat kufitare.
Edhe pse Policia e Kosovës dhe doganierët ishin mobilizuar që ta përballonin fluksin e udhëtarëve, ishe pala maqedonase që nuk i ngutej, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia kufitare e Kosovës ka thënë për KP se ata kanë shpejtuar proceduar dhe kanë rritur numrin e personelit, por pala maqedonase nuk kishte bërë të njëjtën gjë, duke shkaktuar radhë të gjatë të pritjes.
Shumë qytetarë ktheheshin sapo shihnin kolonën e gjatë, ndërsa kishte nga ata që sapo kalonin pikën kufitare të Kosovës ktheheshin në menjëherë në territorin e Kosovës, pasi nga pika kufitare e Kosovës deri të ajo e Maqedonisë duhej të pritej më shumë se një orë.
