Numan Baliq është kthyer në Qeveri. Ai që ishte ministër i Shëndetësisë në mandatin parë është kthyer si zëvendësministër në Ministrinë e Administratës Publike.
Vetë Baliq ka dhënë lajmin në një postim në profilin e tij në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në takimin e sotëm në zyrën e Kryeministrit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vendosi të emërojë dr. Balic zëvendësministër të Administratës Publike. Ky emërim konfirmoi bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet përfaqësuesve të SDA-së dhe komunitetit boshnjak me Kryeministrin në të gjitha proceset me interes të përbashkët”, ka thënë ndër të tjera Baliq në njoftimin e tij.
Ky është zëvendësministri i 71 në kabinetin e Haradinajt. I 70-i u emërua të mërkurën dhe është Fadil Arifi, vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi.