Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj për Specialen: Mbesim në obligimet që i ka dhënë më parë Kuvendi

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, vazhdon të besoj se Gjykata Speciale është një padrejtësi për Kosovën.

Sipas tij, kjo do t’ia rëndojë imazhin ndërkombëtar Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Diku në bote kanë me u botu titujt: ‘Trafiku i organeve’, ‘Gjykata e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, në mbledhjen me Kryesinë e partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se në amandamentin kushtetues thuhet se Gjykata do ketë seli në Kosovë, derisa me “ligj u rrotullua e u tha se Gjykata do jetë me seli jashtë”.

Ai ka folur shkurt edhe për aventurën që kishte nisur mbrëmë Kuvendi i Kosovës, me nënshkrimet e 43 deputetëve që thërrisnin për seancë të jashtëzakonshme ku synohej të shfuqizohet Specialja.

“Nëse do ishte votuar dje do të ishte ligj për mua. Nëse jo, mbesim në obligimet që i ka dhënë Kuvendi më parë”, ka thënë Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pas takimit që ka pasur me ambasadorët e Quintit në zyrën e tij. Veçmas ambasadori amerikan Greg Delawie, ai britanik Ruairi O’Connell dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Aposotolva janë shprehur të tmerruar me përpjekjen e Kosovës për ta zhbërë Specialen.