Dy ekspertë janë ftuar për t’i ballafaquar ekspertizat, të premten në gjykimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj dhe shtatë të tjerëve të akuzuar për korrupsion, shkruan sot Koha Ditore.
Derisa eksperti Agim Sheqiri ka konstatuar se ka pasur shkelje administrative gjatë ndarjes së disa tenderëve, eksperti tjetër, Besim Mulaj ka thënë se kanë qenë vetëm shkelje teknike. Mirëpo, dallimi është se i pari është angazhuar nga Prokuroria për ta kryer ekspertizën, kurse i dyti nga vetë të akuzuarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIlir Tolaj, së bashku me Arian Lleshin, Shpend Aganin, si dhe zyrtarët e tjerë: Zenel Kuqi, Bekim Fusha, Valentina Haxhijaj, Remzije Thaçi dhe Florije Tahiri po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)