Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një njoftimi për media thotë se sapo është njoftuar nga gazetari Mentor Gjergjaj se truproja i Fatmir Limajt ia ka fotografuar kartelën e punës dhe se ka tentuar që me dhunë t’ia fshijë fotot në telefon - të cilat ky i kishte shkrepur teksa Fatmir Limaj po takohej me presidentin Hashim Thaçi.
“AGK ka udhëzuar Mentor Gjergjajn që menjëherë të njoftojë policinë dhe të ketë kujdes të shtuar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm këtë veprim dhe fton Policinë që të kujdeset për sigurinë e gazetarit Mentor Gjergjaj si dhe të sigurojë që kërcënuesi të marrë dënim të merituar”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAGK, thotë se do ta përcjellë me vëmendje këtë rast dhe do të veprojë në mbrojtje të gazetarit dhe të lirisë së ushtrimit të profesionit.