Është deklaruar rreth përpjekjes së dështuar për ta rrëzuar Gjykatën Speciale, natën e sotme, edhe deputeti i Vetëvendosjes, ish-komandanti në UÇK, Rexhep Selimi.
“Kush është PËR dhe kush është KUNDËR Gjykatës Speciale u pa me votë më 3 Gusht 2015. Lë ta shfuqizojmë, pra, atë Ligj nën dritën e diellit, jo në pazaret e natës. Punët e natës nuk dihet se si i zbardh drita. Prandaj duhet dritë në këtë rrugë”, ka thënë Selimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo