Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë kishte thënë Thaçi në qershor të 2016-s për Specialen

Kolumnisti i Kohës Ditore, Agron Demi ka shkëputur një pjesë nga fjalimi i Hashim Thaçit, në seancën e Kuvendit të 26 qershorit 2016, kur po miratohej Gjykata Speciale.

E ka krahasuar me një deklaratë imagjinare të Thaçit sot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë po e botojmë të plotë postimin e Demit:

Hashim Thaçi në seancën e Kuvendit, 26 qershor 2016:

“Më duhet të them se nevojë jona është që të pastrohemi nga ky etiketim i panevojshëm dhe i padrejtë për emrin e luftës së shenjtë të UCK, që u përkrah nga e mbarë bota... Ne e dimë që në të gjitha luftërat ka pasur edhe lëshime, ka pasur edhe krime...Prandaj, Kosova duhet që të lirohet nga kjo të them “legjendë e zezë”, e krijuar padrejtësisht për

ta dëmtuar imazhin e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës."

Sjelljet e Hashim Thaçit sot:

"Ou shit, qaj i krimeve ndoshta qenkam edhe unë. Në dreq tê mallkum me pastrimin e imazhit të luftës e të Kosovës, nëse nxihet surrati jem."