Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kusari-Lila: Kosovës sot iu rrezikua shtetësia e saj

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se tendenca për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale ka rrezikuar shtetësinë e Kosovës.

Kusari-Lila ka thënë se Kosova të premten mbrëma ka rrezikuar që t’ua kthejë shpinën aleatëve të saj me veprimin e pamatur të tre liderëve, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Realiteti është se Kosova vazhdon me hapa të ngadaltë drejt integrimit apo që në mënyrë të menjëhershme ua kthen shpinën miqve të saj. Unë u them me sinqeritetin më të madh që me një veprim të pamatur të krerëve Kosova e rrezikoi shtetësinë e saj”, ka thënë Kusari-Lila.

“Me një paqartësi totale mund të ndalojnë hapat e Gjykatës Speciale por nuk mund ta ndalin ata. Sot jemi ballafaquar në dy rrugë: Me aleatët dhe me paqartësinë e vorbullës me shtetet siç janë Rusia që shkaktojnë dëm të riparueshëm për shtetin e Kosovës. Një hap i pamatur ka shkaktuar vragë dhe ka treguar mungesë serioziteti”, ka shtuar ajo.