Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

O’Connell për Specialen: Kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga paslufta

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se nuk e di saktë se cila do të ishte përgjigja e Londrës e as e BE-së për Kosovën nëse e zhbën Gjykatën Speciale, por ka thënë se kjo mund të jetë nata më e rrezikshme e Kosovës që nga pas lufta.

Ai ka thënë se kur u miratua Specialja, të gjithë ishim krenarë dhe u duk sikur politikanët i vunë interesat e shtetit para interesave të veta personale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kësaj here kam përshtypjen se interesat personale po vihen para interesave të shtetit”, ka thënë O’Connell, që njësoj sikurse ambasadori amerikan Greg Delawie ka ardhur me urgjencë në Kuvendin e Kosovës derisa Kryesia është duke mbajtur mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për ta zhbërë Specialen.

“NATO-ja nuk është mashtruar për të ndërhyrë, por ka pas arsye për të ndërhyrë. Ne e dimë saktë se çka ka ndodhur këtu gjatë luftës. Më vinte shumë mirë kur para dy viteve ka pasur gatishmëri për të pranuar drejtësi për të gjithë. Më vjen shumë keq tash kur dëgjoj tash një përpjekje për të shfuqizuar ligjin për Specialen”, ka thënë ai.

“Nëse anulohet tash reagimi do të jetë shumë i keq për Kosovën. Nuk e di çfarë mund të them se do të jetë reagimi i Londrës, ne kemi qenë gjithmonë miq të sinqertë të Kosovës. Por nëse miratohet sonte kjo, mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga paslufta”.

Ndërkohë O’Connell ka shkruar edhe në profilin e tij në Facebook:

Mbretëria e Bashkuar ishte me Kosovën në momentet më të vështira. Ne ndërhymë dhe kemi të drejtë të ndërhyjmë, si pjesë e NATO-s për të mbrojtur popullin e Kosovës. Asgjë nuk mund të fshijë ose të thërrasë në dyshim këtë kapitull në historinë e Kosovës.

Por është masë e pjekurisë së një shteti se si merret me akuzat më të vështira ndaj qytetarëve të saj. Dy vjet më parë, Kosova e dha fjalën e saj se do të përballej me ndonjë akuzë dhe i tregoi botës se besonte në drejtësi e jo në mosndëshkime.

Votimi për të shfuqizuar Ligjin mbi Gjykatën Speciale do të ishte një tradhti e angazhimit tonë dhe do të vinte në pikëpyetje nëse Kosova beson në drejtësi ose në mosndëshkimin. Do të kishte pasoja të rënda për Kosovën.

E dua shumë këtë vend. Dhe vendi im, Britania, dëshiron që ju të keni sukses. Shpresojmë që Kuvendi të bëjë zgjedhjen e duhur sonte.