Numri një i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka kritikuar ashpër idenë e ndryshimit të asaj që tashmë është miratuar rreth ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se ky ndryshim, mund të izolojë tërë Kosovën, madje e ka konsideruar një ide të tmerrshme, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ideja për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund të izolojë globalisht Kosovën. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka shkruar Delawie.
Kujtojmë se Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin i cili i dërgohet Kuvendit të Kosovës me synim ndryshmin e ligjit për Gjykatën Speciale.