Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritje të tregtisë me pakicë për TM3 2017, krahasim me vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për periudhën tremujore, TM3 2017.

ASK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se, “në bazë të të dhënave të publikuara vërejmë se në tremujorin e tretë të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 16.9%; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara për 2.8%; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 2.3%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara për 1.6%. Kurse, te tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara nuk ka ndonjë ndryshim”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndërsa, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (2.7%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (0.8%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (0.5%)”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e tretë të vitit 2017 me tremujorin e tretë të vitit 2016, ka pasur rritje: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (34.3%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (22.4%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (22.4%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (17.3%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (11.8%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (2.7%).

Kurse, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (0.9%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (0.6%).

Për më shumë informata lidhur me Statistikat Afatshkurta të Tregtisë me Pakicë, TM3 2017, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra