Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita nuk merr pjesë në seancën ku flet presidenti Thaçi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se deputetet e tyre nuk do të marrin pjesë në adresimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pasi ai nuk përfaqëson unitetin e popullit siç ia kërkon Kushtetuta, raporton KP.

Hoti ka numëruar 6 arsye pse nuk përfaqëson unitetin, duke thënë se përveç tjerëve kishte diskurs negativ ndaj bashkësisë ndërkombëtare për Gjykatën Speciale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu prezent në këtë seancë nuk është as Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancë janë prezent deputetët e koalicionit PDK-AAK-Nisma si dhe kabineti qeveritar me në krye kryeministrin Ramush Haradinaj.