Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çohu: Shpërputhje mes të hyrave dhe parave të gatshme të zyrtarëve të lartë

hulumtim mbi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Republikën e Kosovës dhe për sistemin ekzistues të parandalimit të pasurimit të paligjshëm është realizuar nga OJQ ÇOHU!, transmeton Koha.net.

Sipas këtij hulumtim, siç thotë kumtesa, është përzgjedhur një listë prej 71 zyrtarësh të lartë publikë të cilët kanë ushtruar apo vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike nga viti 2010 e deri sot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në konsideratë janë marrë individë me ndikim të madh në sferën institucionale dhe publike, në rang kryetarë partish, deputetë të disa legjislaturave me radhë, drejtorë prokurimi në dikasterët qeveritar që kanë pasur buxhet më të lartë, drejtorë ekzekutiv në kompanitë publike dhe kryetarë komunash.

Kriteri themelor për përfshirjen në hulumtim ka qenë që këta individë të klasifikimeve të mësipërme, të kenë qenë të paraparë për të deklaruar pasurinë në së paku tri vite.

Problemet e gjetura në regjistrat e pasurisë janë klasifikuar në probleme që lidhen me pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme, të hyrat, paratë e gatshme si dhe paraqitja e bizneseve apo aksioneve.

Në këtë aspekt, thotë kumtesa, pas një analize të detajshme të regjistrave të pasurisë të publikuara në faqen e AKK-së, dhe një interpretimi të ligjit mbi të cilin organizohet dhe vepron ky proces, janë identifikuar gjithsej këto kategori problemesh: Mos deklarim i prejardhjes së pasurisë; Krijimi i pasurive të reja pa shpjeguar qartë prejardhjen; Mos deklarim i vlerës së pasurisë apo deklarim i vlerës ndryshe ndër vite; Mos deklarim konstant i sipërfaqes së pasurive të paluajtshme; Mos deklarim të vitit të përfitimit të pasurisë; Paqartësitë në pronësi; Problemet me deklarimin e pasurive të përfituara gjatë periudhës 1999- 2010; Mos deklarimi i pasurive të paluajtshme në vite të ndryshme; In-konsistenca me deklarimin e prejardhjes së pasurisë; In-konsistenca me deklarimin e vitit të përfitimit të pasurisë; Dallimet e vlerësimit të pasurisë ndër vite; Mos deklarimi i pasurisë së luajtshme ndër vite të ndryshme; Paqartësitë e deklarimit të të hyrave; Mos deklarimi i të hyrave; Deklarimi i të hyrave pa deklaruar burimin e tyre; Shpërputhjet në mes të të hyrave dhe parave të gatshme; Deklarimi i njëjtë i parave të gatshme për disa vite me radhë; Mbajtja e aksioneve në kundërshtim me ligjin; Mosdeklarimi i aksioneve.

Në aspektin statistikor, nga 71 rastet e shqyrtuara, vetëm tek regjistrat e 11 zyrtarëve nuk është gjetur asnjë mospërputhje ndërsa 60 zyrtarë kanë mospërputhje në së paku njërën nga kategoritë e deklarimit e deri tek 4 zyrtarë që kanë nga 6 mospërputhje gjithsej. Kjo statistikë e të metave të regjistrave nuk mund të argumentohet ndryshe përveçse flet qartë se sistemi i deklarimit të pasurisë në Kosovë është para së gjithash një sistem procedural administrativ dhe fiktiv për nga natyra.

Për pjesën e dytë, atë të konfliktit të interesit, janë shqyrtuar disa raste të konflikt të interesit të shqyrtuara nga AKK-ja dhe është bërë një interpretim analitik i legjislacionit dhe draft- ligjit të ri për parandalimin e konfliktit të interesit, përcjellë me rekomandimet tona.

Të dhënat e hulumtuara nga ÇOHU! tregojnë se vendimet e AKK-së në përgjithësi përmbajnë këto paqartësi: Së pari në shumicën e vendimeve nuk kemi datën e fillimit të hetimit nga AKK; Së dyti nuk kemi datën e thirrjes së zyrtarit në Agjenci për të diskutuar lidhur me gjendjen e konfliktit të interesit dhe për ballafaqimin e fakteve të palëve; Së treti nuk kemi datë të caktuar se për sa kohë duhet zyrtari ta shmangë konfliktin e interesit, dhe së katërti, afati i dytë paralajmërues te disa zyrtarë, të cilët nuk e respektojnë afatin e parë të AKK-së.