Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Anton Quni, Doruntinë Maloku, Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj, me kërkesë të familjes Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij, sot i dorëzuan ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha, kërkesën për fillimin e procedurave për rivarrosjen e ish -ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Ministri i FSK-së, Berisha, sipas kumtesës, i falënderoi deputetët për besimin, duke shprehur edhe respektin e tij si bashkëluftëtar i kolonel Ahmet Krasniqit dhe u zotua se menjëherë do të nisë procedurat për organizimin e të gjitha ceremonive shtetërore në Republikën e Kosovës dhe në atë të Shqipërisë, që do të kulmojnë me ceremoninë kryesore, atë të rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit, me 21 shtator 2018 në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh - ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi është dekoruar me urdhrat më të lartë të të dy shteteve, "Hero i Kosovës" dhe "Urdhri Gjergj Kastrioti - Skënderbeu", për meritat e tij të veçanta dhe kontributin historik për liri dhe pavarësi.
