Rotary Club Prishtina sonte organizoi Gala Mbrëmjen “Rotary Cares”.
Pjesëmarrësit kanë paguar për karriget e tyre, mjete të cilat do t’i shkojnë në ndihmë QKMF-së në blerjen e aparaturave mjekësore, për pacientët që kanë problem me kukat. Ndërkohë që ndihmë nga kjo mbrëmje kanë marrë edhe fëmijët e braktisur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMërgim Prishtina, kryetar i Ritary Club Prishtina, ka thënë se janë dëshmitarë se shumë familje nuk kanë mundësi që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në institucione private, kështu që Rotary Club ka pranuar menjëherë këtë kërkesë për mbledhjen e fondeve për të blerë pajisje shëndetësore, transmeton kp.
“Sonte me gjithë kontributin e juaj, ju informoj se fondet për blerjen e instrumentit shëndetësor veç janë grumbulluar. Para dy tri dite instrumenti i parë në vlerë prej 9 mijë e 200 euro, veç është porositë dhe besoj që për dy javë veç do ta kemi dhe do ta dorëzojmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë”, ka thënë Prishtina.
Rotary Club Prishtina ka shpallur anëtarë nderi kryeministrin Ramush Haradinaj.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se është ndër që gjendet në këtë mes dhe secili prej donatorëve ose biznesmenëve, kanë një rrugë profesionale dhe një kontribut për të arriturat e vendit tonë.
“Sonte edhe unë jam dëshmitar, se humanizmi juaj, pra, shpirti i juaj human po mbërrin te fëmijët që kanë nevojë për një instrument që diagnostikon defektet shëndetësore. Ju përgëzoj për një vepër kaq të madhe dhe shprehi falënderimin tim për nderin që bëtë për të qenë anëtarë nderi i Rotarianëve”, tha ai.
Arben Vitia, nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunë të Prishtinës, ka mirëpritur projektin dhe ka falënderuar të gjithë donatorët.
Astrit Panxha nga Rotary Club Prishtina, ka thënë se beson që ky organizim do të marrë karakter humanitar edhe në vitin 2018.
Sipas tij, sonte janë mbledhur për një projekt humanitar për të pajisur me pajisjeje shëndetësore QKMF-në, për të pasur fëmijë më të shëndoshë.