Qeveria e Kosovës nuk ka dashur të tregojë se sa ua ka rritur pagat një pjese të kabinetit qeveritar, përfshirë edhe kryeministrin.
Për KTV-në, Zyra e Ramush Haradinajt ka thënë se ky vendim është marrë për të nivelizuar pagat me Presidencën dhe Kuvendin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht, paga e Ramush Haradinajt është rreth 1 mijë e 500 euro, derisa këshilltarët e tij paguhen me rreth 700 euro.
Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë, një herë më të madhe e kanë pagën Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit.
Hashim Thaçi paguhet 2 mijë e 663 euro, kurse Kadri Veseli 2 mijë e 753 euro.
Këshilltarët e Thaçit dhe Veselit në fakt kanë gjithashtu pagë jashtëzakonisht të lartë.
Ata paguhen me pagë deri në 1 mijë e 700 euro me shtesa mbi atë bazë.
Derisa në Kosovë, paga mesatare është rreth 360 euro.
Qeveria, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, është kritikuar edhe për numrin e lartë të zëvendësministrave në kabinetin e tij.