Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga Podujeva Mustafa i çon porosi Thaçit: Ushtria me përkrahje të SHBA-së dhe NATO-s

Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa ka shfrytëzuar një tubim të partisë së tij në Podujevë për t’i dhënë mesazhe të qarta presidentit Hashim Thaçi se nuk është për të themeluar ushtrinë e Kosovës pa përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

Në përvjetoritn e 27 të Degës së LDK-së në Podujevë, Mustafa ka thënë se “do ta zgjidhim edhe problemin e ushtrisë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Por ushtrinë do ta bëjmë në koordinim dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Mustafa teksa ka kujtuar edhe amanetin e presidentit të parë të Kosovës, e ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova.

“Nëse ne e kemi një porosi të qartë të këtij njeriu që e kemi këtu, të Ibrahim Rugovës [në fotografi v.j.] që ne duhet ta ruajmë dhe ta mbajmë miqësinë me SHBA-në dhe këtë nuk e ka thënë rastësisht, por sepse është sprovuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës na janë gjetur në kohët më të vështira, që nga çlirimi deri tani, me SHBA-në e kemi bërë këtë shtet që e kemi tani dhe me SHBA-në duhet t’i ndërtojmë edhe institucionet e ardhshme të republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

“SHBA përkrah themelimin e Ushtrisë së Kosovës, por kërkojnë që ky themelim i Ushtrisë së Kosovës të bëhet në një bashkëpunim, me një bashkërenditje me ta dhe me NATO-n. Është vullnet i qytetarëve tanë, Kosova meriton ta ketë ushtrinë e saj dhe do ta ketë atë, por do ta kemi edhe Ushtrinë edhe miqësinë e përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s”, ka thënë Mustafa më tej.