Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur të papranueshme, deklaratën e nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, i cili ka thënë se “punë e madhe nëse janë vrarë aktivistët e LDK-së”.
Kreu i shtetit në prononcim për KosovaPress, theksoi se çdo vrasje ka qenë dhe është e dënueshme, prandaj sipas tij, kjo deklaratë është e papranueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë duke mos dashur të ndërlidhem me këtë deklaratë, por atë që dëshiroj të potencoj është se të gjithë duhet t’i kontribuojnë mirëkuptimit, një vullneti të mirë, qetësisë, një uniteti politik dhe qytetarë. Çdo vrasje ka qenë dhe është e dënueshme. Prandaj, edhe kjo deklaratë tërësisht është e papranueshme”, tha Thaçi.
Në një debat televiziv pas një pyetje se këto vrasje janë politike, Haradinaj ka thënë “punë e madhe që janë vra të LDK-së. Politike koka, a? Pse politike. Hala s’është cilësu”.