Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përgëzuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit dhe të Kryesisë së re.
Urimi i Haradinajt në Facebook:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërgëzoj Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për zgjedhjet e rregullta të mbajtura sot.
Uroj Kryesinë e re dhe u dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme në avancimin e dijës, artit, shkencës dhe mbi të gjitha interesave kombëtare.
Në veçanti, uroj Kryetarin e sapozgjedhur të ASHAK, akademik Nexhat Dacin, për detyrën e re.
Besoj se akademik Daci do të jetë promovues i vlerave më të larta shkencore dhe njerëzore dhe do të ruaj integritetin e Akademisë, si institucioni ndër më kredibilët të shoqërisë sonë, i cili mbron punën e gjeneratave të tëra, që kontribuuan dhe sakrifikuan, njëkohësisht duke hapur shtegun për gjeneratat e reja, që do t’i dalin zot atdheut.