Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maloku kërkon shkarkimin e Nasim Haradinajt

Deputetja e LDK-së Doruntinë Maloku, ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësuesit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili dje tha se “Punë e madhe nëse janë vrarë anëtarët e LDK-së”.

Ka thënë se ka dëgjuar shpeshherë që zyrtarët e lartë të LDK-së i quanin Udbasha, madje edhe plane për vrasjen e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinajn, e ka quajtur monstër, që mbrëmë publikisht e konfirmoi një gjë të tillë, transmeton Koha.net.

Maloku ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj të distancohet nga kjo deklaratë, ashtu siç bëri edhe më herët Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e që e quajti deklaratën e tij skandaloze.

Tutje Maloku e ka quajtur “fundërrinë” Nasim Haradinajn, dhe ka kërkuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që ta shkarkojnë atë.

Postimi i Malokut:

Kam dëgjuar disa herë që kur bëheshin plane për vrasjen e kundërshtarëve politikë në Kosovë, pra për vrasje të intelektualëve të shquar të LDK-së, grupe të caktuara njerëzish të sojit të Nasim Haradinajt indoktrinonin të rinjtë duke u thënë që zyrtarët e LDK-së janë udbashë dhe ata duhet të eliminoheshin.

Ky monstra, mbrëmë e paska konfirmuar edhe publikisht këtë gjë: Punë e madhe që janë vra njerëzit e LDK-së, paska thënë ai!

Njëmend?

Mos e vet se t’kallxon vet, ka thënë populli!

Si deputete e LDK-së në Parlamentit të Kosovës, i kërkoj Kryeministrit Haradinaj dhe të gjitha organizatave të dala nga lufta që urgjentisht të distancohen nga deklaratat e Nasim Haradinajt.

Si fëmijë i një dëshmori të UÇK-së, Heroi të Kosovës, e zyrtari të lartë i LDK-së, i vrarë në atentat më 11 janar 1999, kërkoj urgjentisht nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që ta shkarkojë këtë fundërrinë nga kjo pozitë sepse ky nuk përfaqëson interesat e veteranëve as të neve familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dhe jo se jo vlerat e luftës!