Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj ka thirrur për nesër mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për Buxhetin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese dhe ka thirrur për nesër mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, për të miratuar Buxhetin e vitit 2018.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi i cili ka treguar se mbledhja është thirrur për në orën 14:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri krahas presidentit Hashim Thaçi dhe kërkesës së paku të 40 deputetëve ka të drejtë kushtetuese të thërras mbledhje të jashtëzakonshme të legjislativit.

Në interesimin e Koha.net se urgjenca e thirrjes së kësaj mbledhje të Kuvendit është shkuarja e kryeministrit Haradinaj në pushim dimëror, Krasniqi nuk e konfirmoi një gjë të tillë.

Kujtojmë se sot, kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 17:00.