Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

O’Connell thotë korrupsioni s`po luftohet, dënime simbolike

Ruairi O’Connell, Ambasadori i Britanisë së Madhe, tha se Kosova nuk ka sfidë më më madhe sesa luftimi i korrupsionit, e sidomos korrupsioni i nivelit të lartë fenomen ky që e shkatërron demokracinë dhe pengon zhvillimin ekonomik.

O’Connell më tej shtoi se rezultatet në luftimin e korrupsionit mungojnë dhe se dënimet për personat e profilit të lartë janë simbolike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kosova nuk ka sfidë më të madhe sesa luftimin e korrupsionit sidomos korrupsionit të nivelit të lartë ky fenomen e shkatërron demokracinë dhe e pengon zhvillimin ekonomik. Korrupsioni nuk është dukuri vetëm në Kosovë. Kosovarët nuk janë më të korruptuar se sa të tjerët. Kosovarët janë njerëz të ndershëm dhe të sinqertë, por luftimi i korrupsionit është problem global”, tha ambasadori britanik, raporton Ekonomia online.

“Ne kemi nevojë që të kemi Kosovën partner dhe si miq dhe oartnet kemi të drejt të pyesim ku janë rezultatet. Rezultatet mungojnë nuk ka asnjë person të profilit të lartë të dënuar me dënim të lartë për shkak të korrupsionit. Këtë vit prej tre rasteve dy kanë dështuar ku po mbetet llogaridhënia”.

Sipas tij, Kosova ka nevojë ka nevojë të ketë gjyqtarë dhe prokuror të pastër meritor.

Këto deklarime ai i bërë në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ku u diskutua për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit “Luftë, persekutim apo amnisti në emër të luftës kundër korrupsionit? – Zgjidhja/Vetingu?”.

Gjatë kësaj tryeze u prezantua edhe raporti i monitorimit sistematik të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, i cili përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete se si të shtohet efikasiteti dhe efektiviteti i këtyre sistemeve në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Betim Musliu nga ky Institut, tha se profili i rasteve të korrupsionit që ndiqen në Kosovë, është profil i ulët dhe rrallë herë i profilit të lartë.

Sipas Musliut, ka një rast që ka zgjatur dhjetë vite deri në shpallje të aktgjykimit.