E përditshmja e Beogradit, “Novosti” shkruan sot se presidentët e Serbisë e të Rusisë, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin, në bisedat që u zhvilluan në Moskë “qartësuan” pikat më të rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve, transmeton Koha.net.
Sipas këtij burimi, më e rëndësishmja është pajtueshmëria e arritur se nëse në dialogun me Kosovën përfshihet SHBA, do të përfshihet edhe Rusia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër janë pikët e qartësuara më të rëndësishme për raportet Serbi-Rusi, shkruan kjo gazetë:
-Rusia do të përfaqësojë fuqishëm pozicionet e Beogradit në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës;
-Moska, si prodhues, parimisht ka dhënë pëlqimin që Serbia mund të negociojë me Bjellorusinë për blerjen e PVO sistemeve S-300;
-Serbia është ftuar zyrtarisht të marrë pjesë në projektin “Rrjedha e Turqisë” , në ç’mënyrë realizon sigurinë energjetike; dhe
-Serbia obligohet që edhe më tutje në arenën ndërkombëtare të mbajë anën e Rusisë, duke mbrojtur kështu edhe interesat e veta, që vetëkupton se nuk do të aplikojë sanksione ndaj Moskës.
Me këtë “bagazh” kapitall Vuçiq kthehet në Beograd, shkruan “Novosti”, transmeton Koha.net.