Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Numri i vrasjeve dhe veprave penale ka shënuar rënie këtë vit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, gjatë ceremonisë përmbyllëse të fundvitit ka folur për sfidat dhe arritjet e këtij institucioni gjatë vitit 2017.

Sipas tij, gjatë vitit 2017, ndër sfidat më kryesore kanë qenë edhe aksidentet me fatalitet në vend, duke shtuar se Policia ka bërë plane operative të shumta në lidhje me parandalimin e aksidenteve dhe atyre me fatalitet, transmeton televizioni publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tej ai ka shtuar se policia gjatë këtij viti ka ndjekur 172 protesta dhe tubime, që në raport me vitin 2016 është vërejtur një ulje e protestave dhe tubimeve.

Sipas tij, plane të tjera ka pasur edhe në parandalimin e drogave nëpër shkolla, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa i përket kësaj të fundit, sipas tij janë shënuar rezultatet ku pas operacioneve të shumta kanë arritur të arrestojnë 1664 persona.

Më tej ai e ka quajtur si sukses të madh punën intensive me mekanizmat vendore dhe ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe Europol.

Ndërkaq, i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, i cili ka lavdëruar Policinë e Kosovës për punën dhe angazhimin gjatë vitit që po lëmë pas.

“Policia e Kosovës po përmbush të gjitha kriteret që kërkohen nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe vendore të cilat na çojnë drejt integrimeve evropiane dhe organizatat më të mëdha.

Kontribuojnë në sigurinë tonë, në atë që qytetarët të ndihen të sigurt”, ka thënë ai.

Në fund të kësaj ceremonie janë ndarë edhe medalje dhe dhurata për pjesëtarët policor.