Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Festat nuk vijnë vetëm, zbritje sezonale deri në – 50 % në Albi Mall

Asnjëherë festat nuk vijnë vetëm, dhe këto ditë për t’i shënuar sa më mirë ne ju sjellim zbritje të mëdha me anë të vendit të familjes suaj.

Me të shkelur në hyrje të Albi Mall-it ka filluar të ndjehet atmosfera festive të cilën e kemi përcjellur me zbritje të mëdha sezonale, pikërisht për ardhjen e këtyre festave dhe mundësisë së bërjes dhurata për të afërmit tuaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prurjet e reja të cilat kanë shkuar në zbritje me përqindje të lartë, kanë tërhequr vëmendjen e konsumatorëve, të cilët janë fokusuar në kombinimet e shumta të veshjeve, aksesorët, gjërat dekorative për shtëpi, dhe çdo gjë tjetër në dobi tuajën.

Për të gjithë kurreshtarët që dëshirojnë të dinë më shumë për tendencat e fundit të sezonit të ftohtë i cili ka shkelur duke sjellur një ambient festiv dhe me zbritje marramendëse, mund të vizitojnë qendrën tonë duke shijuar edhe hijeshinë e gjithë objektit i cili është dekoruar me qëllim që të krijohet një ambient sa më festiv.

Zbritjet e mëdha që kanë shkuar deri në -50%, duke filluar nga 21 dhjetori do të përcillen me aktivitete të shumta gjatë ditëve në vijim.

Me 23, 24, 29 dhe 30 dhjetor ejani në festë në Albi Mall.

Do të jeni në shoqëri të këngëtares Valla Mulliqi e cila do të ju shoqëroj gjatë këtyre katër netëve me muzikë, e gjithashtu pjesë e aktivitetit do të jenë akrobatët e ndryshëm si dhe shume befasi e surpriza të tjera dhe ajo që është më e rëndësishme, ejani dhe befasohuni me zbritjtet marramendëse dhe gjejeni përgjigjen për dhuratën që po mendoni të ia bëni më të dashurve tuaj.

Mos harroni se rreth 200 dyqane, ju mirëpresin të bëni përzgjedhjen e veshjes tuaj për festat e fundvitit duke ju ofruar edhe çmime të arsyeshme që janë përcjellë nga zbritja sezonale.

Nga të brendshmet e deri tek palltot me ngjyra karakteristike, që frymojnë një stil me trendet më të njohura botërore, ne ju ftojmë, të bëni përzgjedhjen e veshjeve tuaja.

Në Albi Mall, vendin e familjes suaj!

Image